Shfrytëzimi i hapësirave publike, Beci: Plani i ri synom sistemim të zonës së Shirokës

Një standart i ri për shfytëzimin e hapësirave publike do të implementohet në zonën turistike të Shirokës. Ka qënë vetë kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili ka prezantuar një plan të tillë, i cili synon sistemimin e plotë të zonës së Shirokës, duke qënë zona të dedikuara për shërbimet, korsitë e biçikletave dhe hapësirën për qytetarët.

Ky standart përfshin edhe modelin e stendave dhe çadrave që do të vendosen nga bizneset së bashku me tavolinat e shërbimit që do të jenë të detajuara dhe të stilizuara, në mënyrë që të ketë një uniformitet në këtë pikë turistike të Shkodrës.

Zona e Shirokës është një nga pikat kryesore turistike të qytetit të Shkodrës dhe ka marrë një vëmendje maksimale nga Bashkia Shkodër në sisteminin e plotë të saj për të qënë në kushte sa më optimale për t’i ofruar një sezon turistik të suksesshëm.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.