Categories: AktualitetLajme

Shi dhe dëborë në veri / Rikthehen reshjet e dëborës në Qafë-Thore

Situata në qytet i është rikthyer normalitetit për shkak të hapjes së pusetave në mënyrë që të kullonin ujërat e bardha. Zona e Nënshkodrës, sipas emergjencave civile, mbetet në gjendje normale duke mos patur problematika. Moti i keq me reshje që ka shoqëruar Shkodrën gjatë natës ka krijuar rrëshqitje dherash në aksin rrugor Drisht – Kalaja e Drishtit në Njësinë Administrative Postribë. Bashkia Shkodër ka ndërhyrë me mjetet e saj për zhbllokimin e rrugës. Ky segment rrugor rreth drekës së datës 3 janar është i hapur për të gjitha mjetet. Ne akset e Lotit  të 1,  Han I Hotit-Tamare, Tamare-Vermosh dhe Boge-Theth edhe  kanë vijuar reshjet e shiut.  Rruget jane te pastruara nga guret e rënë dhe nga inertet. Ne aksin Boge-Theth mesditën e kësaj të mërkure kanë rinisur reshjet e dëborës. Sipas autoritetit verior të rrugëve mjetet janë në terren dhe po bëjnë të mundur pastrimin dhe kriposjen e rrugëve

Sipas parashikimeve reshjet intensive të shiut do të vijojnë për qarkun Shkodër përgjatë gjithë javës. Banorët e Nënshkodrës janë të parët që i druhen përmbytjeve të mundshme. Ndërkohë që nivelet në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna pavarësisht rritjes mbeten në kuota normale për shkak të thatësirës dhe sasisë së ulët në të cilat ndodheshin.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

1 hour ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

1 hour ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

1 hour ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

3 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

3 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

4 hours ago

This website uses cookies.