Shi nuk bie, uji ende në rrugë/Në lagjen “Mark Lula” një sërë rrugësh pa kanalizime
Sa herë që bie shi ndodh e njëjta situatë në rrugët e lagjes “Mark Lula” në periferi të Shkodrës. Pellgjet e mëdha me ujë sjellin vështirësi në qarkullimin e banorëve edhe pse ka një javë që reshjet e shiut janë ndërprerë. Problemet sipas banorëvë vijnë sepse në këtë zonë mungojnë kanalizimet e ujrave të zeza dhe atyre të bardha duke bërë që reshjet e rëna të grumbullohen në rrugë e më pas të vërshojnë drejt oborreve të banesave.Duke qënë se niveli i rrugës është më i lartë se ai i banesave, reshjet e shiut shpeshherë grumbullohen në oborre e në rastin me të keq, futur brenda shtëpive.Një vitë më parë në një rrugë tjetër e përbërë nga 30 familje në këtë lagje përfunduan kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza një investim i ndërmarrjes së ujësjellës kanalizime Shkodër, që shmangu gropat septike që kishin banorët. Mirëpo banorët që jetojnë pak më tutje në këtë rrugë, kërkojnë që të kryhet i njëjti investim edhe aty. Në lagjen “Mark Lula” janë një sërë rrugicash të amortizuara të cilat presin ndërhyrje për rikonstruksion. Disa herë banorët kanë kërkuar investime në atë zonë të populluar pas viteve ’90.