Shi Xhinping presion Bajdenit: Ndrysho gjuhën për Tajvanin

Presidenti kinez Shi Xhinping (o. Xi Jinping), në takimin e fundit të zhvilluar me presidentin amerikan Xho Bajden (o. Joe Biden) i ka kërkuar këtij të fundit të ndryshojë gjuhën që Shtetet e Bashkuara përdorin kur diskutojnë pozicionin e tyre për pavarësinë e Tajvanit.

Gjatë takimit Bajden-Shi të nëntorit të kaluar pranë San Franciskos, sipas Reuters, Shi dhe ndihmësit e tij i kërkuan presidentit amerikan dhe ekipit të tij të ndryshonin gjuhën në deklaratat zyrtare të SHBA.

Kina kërkonte që SHBA të shpreheshin tekstualisht se kundërshtonte pavarësinë e Tajvanit; dhe jo “nuk e mbështesin pavarëisnë e Tajvanit’.

Sipas dy zyrtarëve amerikanë dhe një personi tjetër të njohur me shkëmbimet, ndihmësit e Shi kanë ndjekur dhe bërë vazhdimisht kërkesat gjatë muajve të ardhshëm. SHBA ka refuzuar të bëjë ndryshimin.

Shtëpia e Bardhë iu përgjigj një kërkese për koment me një deklaratë që përsëriste linjën se Uashingtoni nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit.

Për disa vite, diplomatët kinezë i kanë shtyrë Shtetet e Bashkuara të bëjnë ndryshime në mënyrën se si i referohet statusit të Tajvanit, i cili mbetet fusha më e ndjeshme në marrëdhëniet SHBA-Kinë.

Shtetet e Bashkuara ndërprenë marrëdhëniet zyrtare me qeverinë në Taipei në vitin 1979, por janë të detyruara me ligj t’i ofrojnë Tajvanit të qeverisur në mënyrë demokratike mjetet për t’u mbrojtur. Kina pretendon Tajvanin si territorin e saj dhe kurrë nuk ka hequr dorë nga përdorimi i forcës për ta vënë ishullin nën kontrollin e saj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.