FLASH

Shije dhe receta – Tavë me kungulleshka të mbushura me perime

Përbërësit

  • 4 kungulleshka mesatare
  • 50 gr djathë i bardhë
  • 120 gr salcë kosi
  • 1 qepë e vogël
  • 1 domate
  • 1 spec i kuq
  • 1 tufë majdanoz
  • piper i zi
  • kripë
  • vaj ulliri

Përgatitja

Nisni këtë recetë duke pastruar kungulleshkat dhe prerë ato përsëgjati.

Hiqni pjesën e brendëshme të tulit të tyre në mënyrë që të krijoni vend për mbushjen dhe ruajeni për një moment të dytë.

Vendosni një tigan të thellë në zjarr me pak vaj ulliri dhe kur të shikoni që vaj është i nxehtë, hidhni edhe kungulleshka që të skuqen.

Kur kungulleshkat  të kenë marrë ngjyrë, hiqini nga tigani dhe në të hidhni qepën e grirë.Shtoni gjithashtu specin, pak kripë, tulin e kungujve që ruajtët më parë dhe domaten e prerë në kubikë të vegjël, duke shtuar në fund edhe majdanozin.

Kur perimet të jenë skuqur hiqini nga zjarri dhe vendosini në një enë të thellë.

Aty shtoni djalin e thërrmuar dhe salcën e kosit dhe trazojini mirë.

Ndërkohë zgjidhni një tavë dhe shtrojeni me letër pjekje në të vendosni kungulleshkat njëra pas tjetrit dhe mbushini me salcën që krijuat më lart.

Kur i gjithi ky proçes të ketë mbaruar futini në furrë dhe piqini për 20 – 25 minuta në temperaturë 180 gradë.

Pasi t’i nxirrni nga furra lërini të ftohen pak dhe mund ti shërbeni me pak piper të zi sipër sipas dëshirës.

Blerti Delija

Recent Posts

Boçi: Po favorizohet betonizimi i Velipojës  / Drejtuesi politik i PD- së: SPAK të nisë hetimet

Emisoni Piranjat, në investigimin e tij, ka zbardhur faktin se si Bashkia Shkodër me anë…

14 hours ago

Çela: 68 mln lekë për “Migjenin” e “Republikën” / Kandidatja e PS- së: Angazhim për trashëgiminë kulturore të Shkodrës

Opozita e vjetër vazhdon të flasë për qytetin tonë pa ofruar asnjë alternativë reale, por…

14 hours ago

Beci: Na votoni për vijimësinë / PS takime në zonën e Dukagjinit për fushatën elektorale

Si asnjëherë më parë, Dukagjin I është i bashkuar për t’i dhënë mbështetjen maksimale kanddiatëve…

14 hours ago

Gruemira ndalesa e radhës e PS – Kandidati Sterkaj: Fitorja do të nisë nga kjo zonë

Gruemira u rezervoi një pritje madhështore kandidatëve të PS në Malësi të Madhe duke iu…

14 hours ago

PSD takime elektorale në Lezhë / Kryetari Doshi: Të varfërit e lënë në harresë në këto 20 vite do të jenë në fokus

Kryetari i Partisë Social Demokrate Tom Doshi zhvilloi një takim në Lezhë duke marrë mbështetjen…

14 hours ago

PD  takim me të rininë në Gjuhadol / Kandidati Spahia: Të rinjtë do bëhen bashkë për t’i dhënë fitoren më të bukur

Të rinjtë dhe të rejat e Shkodrës do të bëhen bashkë për t’i dhënë fitoren…

14 hours ago