Shije dhe shëndet/ Burani e ngrohtë me spinaq
Përbërësit
- 1 kg spinaq i freskët
- 5 qepë të njoma
- 5 lugë vaj ulliri
- 2 lugë gjelle me oriz
- Kripë
- Piper
- Nenexhik
Përgatitja
Kujdesemi qe të pastrojmë mirë spinaqin me ujë të rrjedhshëm.
Pastrojmë qepët dhe i grijmë imët.
Hedhim në një tenxhere vajin e ullirit dhe dhe shtojmë qepët. I vendosim në zjarr dhe i kavërdisim për disa minuta derisa volumi i tyre të bjerë.
Më pas shtojmë orizin dhe vijojmë t’i kavërdisim . në vijim shtojmë ujë (dy gota ujë) dhe i lëmë të zjejnë.
Presim spinaqin në copa por jo shumë të vogla. Nëse gjethet e spinaqit janë të vogla i lënë siç janë.
Shtojmë kripën dhe piperin dhe një gotë tjetër me ujë.
E lëmë të zjejë derisa uji të ketë shterruar dhe orizi të jetë zjerë plotësisht.
Kur gjella është gati shtojmë pak nenexhik dhe e kavërdisim.
Më pas e mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lëmë përreth 10 minuta në zjarr të ngadaltë.
E servirim të ngrohtë duke vendosur nga një vezë për secilin person në pjatë.