Shiroka hap dyert për vizitorët – Qytetarët: Ka ajër të pastër, bukuri natyrore dhe ndryshime në menaxhim

Përgatitja për nisjen e sezonin turistik ka nisur jo vetëm nga ana e bizneseve, por edhe institucioneve vendore.
Bregu i liqenit po pasurohet edhe me korsinë e re dedikuar bicikletave për të cilën puna ka nisur.
Jo vetëm bukuri mahnitëse natyrore, por edhe ajër i pastër e kurativ.
Të shumtë janë qytetarët shkodranë të cilët çdo ditë zhvillojnë ecje drejt zonës turistike të Shirokës.
Investimet e viteve të fundit, ajri i pastër rrezë malit, bukuritë e liqenit, kulinaria e pasur si dhe lundrimi për të ekploruar më në thellësi liqenin janë disa prej arsyeve përse Shiroka duhet të jetë pjesë e destinacioneve këtë sezon turistik.