Shiroka me parking të ri, hapësira do të shërbejë si vend qendrimi për autobusët e turistëve

Shiroka në sezonin turistik do të ketë parkingun e saj të ri publik. Një fakt i tillë është pohuar nga Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili ka inspektuar punimet që po kryhen nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike e Bashkisë Shkodër, pranë objektiti që u shëmb nga IKMT pak muaj më parë.

Ky shesh do të transformohet në një hapësirë publike,  e cila do të shërbejë edhe si vend qendrimi për autobusët e turistëve që vizitojnë këtë pikë turistike.

Puna për reabilitimin e plotë të kësaj zone ka nisur pak ditë më parë ndërkohë që parkingu publik, i pari që hapet tashmë me inisiativë të Bashkisë Shkodër, do të jetë gati brënda pak javësh, kohë e cila korrespondon edhe me rritjen e fluksit të turistëve në zonën e Shirokës duke mos sjellë më bllokim të qarkullimit të mjeteve në këtë zonë turistike të Shkodrës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.