Shiroka merr gjallërinë e dikurshme, pushuesit: Pikë e favorshme pa shumë shpenzime ekonomike

Infrastruktura, ajri i pastër , bukuritë e liqenit e kanë bërë pikën turistike të Shirokës një vend të përshtatshëm për turizëm. Dikur, që para çlirimit ajo ishte pika turistike dhe plazhi më i populluar për shkodranët. Pas viteve ’90 ajo pothuajse u braktis, por ka disa vite që ka marrë përsëri gjallërinë dikurshme. Shumë shkodranë nostalgjik shkojnë vazhdimisht në Shirokë .
Vendi është ideal për shëtitjet me varkë nëpër liqen, xhiro me kanoe, aktivitete të ndryshme dhe shëtitje me biçikletë.
Një fundjavë , në Shirokë kalohet shumë këndshëm. Përveç klimës dhe ajrit të pastër që filtrohet nga freskia e liqenit dhe pishat e Taraboshit, ka brenda saj edhe kënaqësinë e të shijuarit të një dreke në lokalet e shumta që janë ndërtuar vitet e fundit në hapësirën turistike të kësaj zone.