Shiroka në sytë e të huajve, kjo pikë turistike po frekuentohet çdo ditë prej vizitorëve nga shtete të ndryshme

Shiroka nuk është më “sekreti” i fshehtë i shkodranëve, kjo pasi bukuritë e lagjes liqenore të qytetit po shijohen dita ditës edhe nga turistët e huaj.
Nën perëndimin magjepsës që ofron kjo pikë e liqenit të Shkodrës, vizitorët e huaj kanë gjetur “oazin” e qetësisë aty mes gurëve karakteristikë të zonës dhe rrëzë malit të Taraboshit.
Shiroka ndodhet rreth 6 km larg nga zona muzeale e Shkodrës dhe ajo mund të aksesohet në këmbë, biçikletë, transport publik si dhe automjetet e ndryshme.