Shirokë, dëmtohen objektet publike / Qytetarët:Mungesë ndërgjegjësimi i qytetarëve
Shiroka këto dite dhjetori duket si një zonë e harruar. Të paktë janë vizitorët që zgjedhin bregun e Liqenit. Ndonëse vitet e fundit ka patur disa investime, ato nuk janë mirëmbajtur. Pak nga neglizhenca e institucioneve e shumë nga mungesa e ndërgjegjësimit stolat dhe objekte të tjera janë dëmtuar. Qytetarët këtë e lidhin me kulturën përsonale, e cila në vendin tonë vijon të jetë e ulët
Këtë fundvit zona turistike Shiroke-Zogaj ka mbetur jashtë vëmendjes së institucioneve. Krahas apelit për ndërhyrje në mirëmbajtje mesazhi u drejtohet edhe vetë qytetarëve, të cilët pas konsumimit të ushqimit apo pijeve të ndryshme, ambalazhet t’i hedhin në kosh e jo duke i lënë mbi stola si dhe të mos i dëmtojnë ato.