“Shirokë-Zogaj” nis së shpejti/ Kryebashkiaku Benet Beci merr garancinë nga BERZH
Rruga e shumëpritur Shirokë–Zogaj, me ndikim të drejtëpërdrejtë në zhvillimin e turizmit në Bashkinë Shkodër pritet të nisë së shpejti.Pas zgjidhjes së çështjes së shpronësimeve puna në terren pritet të nisë sa më parë. Gjatë takimit me drejtoren e BERZH-it për Shqipërinë, Ekaterina Solovova dhe Bledar Mehmetaj, menaxher i projektit për zhvillimin e infrastukturës në funksion të turizmit, kryebashkiaku Benet Beci diskutoi gjerësisht për vizionin e Shkodrës, si një bashki që e zhvillon potencialin e vet në respekt të plotë të mjedisit, për një cilësi më të mirë të jetesës për banorët.Një sërë projektesh të tjera për fuqizimin e infrastrukturës urbane dhe turizmit janë në përgatitje e sipër siç është edhe Shëngjin-Velipojë.Sipas projektit rruga e re do të jetë 6 metra e gjërë, me korsi biçiklete dhe aksese në zonat e plazhit, ndërsa shmang qendrën e Zogajve, duke mos prishur shtëpi apo objekte të tjera shërbimi. Përmbyllja e unazës së transportit liqenor me hapjen e pikës doganore të përbashkët Zogaj–Skje, janë dy projekte të tjera më ndikim të drejtëpërdrejtë në zhvillimin e turizmit në zonë. Projekti gjithashtu parashikon “Kanalizimet për ujërat e përdorura si dhe sistemin e kullimit të shirave në qendrat e banuara; Liria, Shiroka dhe Zogaj”. Shiroka dhe Zogaj, dy qendra banimi, janë tashmë pjesë e qytetit të Shkodrës, ndodhen në pjesën verilindore, në bregun e liqenit të Shkodrës, në një distancë 5 km dhe 10 km larg respektivisht.