Shisnin karta SIM me të dhëna false, vihen në hetim dy persona në Shkodër

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve që kryejnë këto veprimtari, kanë goditur në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, një rast të shitjes së kartave SIM, në mënyrë të kundërligjshme, që  dyshohet  se  përdoren për qëllime kriminale.        Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. J., 20 vjeçe dhe F. Sh., 34 vjeç, banues në Shkodër.   

 Këta 2 shtetas iu kanë shitur pa autorizim, shtetasve të ndryshëm, karta SIM, të cilat dyshohet se janë përdorur më pas nga shtetas me precedent kriminal, për të komunikuar për veprimtari kriminale në fushën e prodhimit të minave me telekomandë, për kultivimin e bimëve narkotike dhe për veprimtari të tjera kriminale.            

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 79 formularë për shitjen e kartave SIM, me të dhëna të dyshuara të falsifikuara.    

Strukturat hetimore të DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të këtij rasti. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.