72b8dfe1ccbf477b81c7df38c8f54901
Zgjedhjet e majit përfunduan, por vëzhguesit që i monitoruan ato kanë rezerva.
Në raportin përfundimtar, kërkesa numër një e misionit të OSBE-ODIHR-it është hetimi i të gjitha denoncimeve të bëra për shitblerjen e votave.
Në raportin përfundimtar, OSBE-ja thotë se:
“Organet e zbatimit të ligjit duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet për të identifikuar dhe hetuar në mënyrë të pavarur të gjitha akuzat për shkelje zgjedhore, duke përfshirë blerjen e votave, presionin ndaj votuesve dhe keqpërdorimin e burimeve administrative.“
Ky hetim sipas vëzhguesve duhet bërë në mënyrë të plotë, në kohë dhe në mënyrë transparente.
Gishtin e kritikës, misioni ndërkombëtar e drejton tek autoritetet kur shkruan në raport se ata duhet të bëjnë përpjekje të sinqerta për të rritur ndërgjegjësimin për fenomenin e kahershëm të blerjes së votave dhe për rreziqet që ky fenomen paraqet për integritetin e zgjedhjeve.
OSBE-ja thotë se denoncimi publik i praktikave të tilla para dhe gjatë fushatës duhet të përfshijë këdo pa dallim, edhe pse OSBE-ja është e ndërgjegjshme kur shkruan se zyrtarët shtetërorë dhe drejtuesit e partive mund të shërbejnë si një pengesë e mundshme.
Nga 8 rekomandimet kryesore, OSBE-ja ka vendosur të tretën këshillën se autoritetet duhet të sigurojnë fshehtësinë e votës dhe të parandalojnë frikësimin e votuesve, votimin në grup dhe në emër të përfaqësuesve të caktuar.
Goditje sensacionale nga Empoli i Ardian Ismajlit(qëndroi në fushë gjatë 45 minutave të para, u…
Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo City janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për…
Presidenti Donald Trump ka konfirmuar takimin të tij me Zelenskin në fjalën hapëse të takimit…
Gjatë ditës së sotme (27 shkurt), moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
This website uses cookies.