Shitësit ambulantë / Haderi: AKU dhe Policia Bashkiake sfidë disiplinimin e tyre

shitesit ambulante

Aksionet e vazhdueshme të Policisë Bashkiake, në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit,  kanë bërë që pjesa më e madhe e shitësve ambulantë në Shkodër, të disiplinohen. Me ndërtimin e tregut të ri të Rusit, shitësit ambulantë janë sistemuar në vendet përkatëse, megjithatë, sipas kreut të AKU Shkodër, vazhdon të jetë një sfidë, përderisa ende trotuaret nuk janë liruar siç duhet.

Një plan tjetër masash , në funksion të gjurmueshmërisë dhe lëvizshmërisë së kafshëve të gjalla dhe të mishit të tyre për konsum, AKU Shkodër bashkë me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë, janë duke monitoruar tregjet e kafshëve të gjalla dhe fermat. 

Ndërkohë, AKU, qarku Shkodër, vijon kontrollet në terren për të monitoruar marketet, restorantet dhe stabilimentet e mishit e bulmetit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.