Shitet në ankand kryevepra e Pikasos për 139 milionë dollarë
Një kryevepër e Pablo Pikaso e vitit 1932 është shitur për 139 milionë dollarë, çmimi i dytë më i lartë i arritur ndonjëherë për artistin, sipas Sotheby’s.
“Femme a la Montre” (Gruaja me orë) bëhet gjithashtu vepra më e vlefshme e shitur në ankand këtë vit.
Pikaso përshkruan Marie-Therese Walter, modelen franceze, e cila ishte gjithashtu e dashura e artistit spanjoll dhe subjekt i shumë prej pikturave të tij.
Vepra ishte vlerësuar në 120 milionë dollarë përpara se të dilte në ankand. Më parë ishte në pronësi të koleksionistes të artit Emily Fisher Landau, e cila e bleu në vitin 1968 dhe është blerë nga një blerës anonim.
Piktura më e shtrenjtë e Pikasos për t’u shitur në ankand ishte Les Femmes d’Alger (Gratë e Algjerit), e cila arriti shifrën 179.3 milionë dollarë kur u shit në 2015./BBC/