Shiu evidenton probleme në rrugët e qytetit / Banorët: Kalojmë me çizme , kërkojmë asfaltim dhe kanalizime
Reshjet e shiut që nisën mbrëmjen e së shtunes kanë sjellë probleme në disa rrugë dhe lagjet të qyteti të Shkodrës. Më shqetësuese për banorët është gjendja në rrugicat e lagjes “Mark Lula”, të cilët e kanë tepër të vështirë qarkullimin.
Gjatë dimrit bëhët e pakalueshme për shkak të ujit, ndërsa në verë pluhuri është sfidë për kalimtarët.
Në lagjen “Mark Lula” janë një sërë rrugicash të amortizuara të cilat presin ndërhyrje për rikonstruksion. Disa herë banorët kanë kërkuar investime në atë zonë të populluar pas viteve ’90’.
Gjatë vëzhgimit tonë u ndalëm në një tjetër rrugë në lagjen “Partizani” të Shkodrës. Është jo më shumë se 250 metër e gjatë por që e ka vështirësuar lëvizjen për banorët e lagjes qoftë në kohë me shi kur gropat mbushen me ujë edhe në kohë vere kur pluhuri mbizotëron në lagje.Disa herë gjatë vitit, shumë familje të kësaj zone kontribuojnë në forma vullnetare apo monetare për të mirëmbajtur rrugën .
Edhe pse disa herë janë parashikuar në projekt buxhetet e bashkisë për rikonstruksion deri tani këto rrugë nuk kanë njohur as ndërhyrjen më të vogël.