Reshjet e orëve të fundit kanë krijuar probleme në disa rrugë në periferi dhe fshatra të Bashkisë së Shkodrës.Sa herë që bie shi ndodh e njëjta situatë në rrugën e Fshatit të Ri në njësinë administrative të Postribës. Pellgjet e mëdha me ujë sjellin vështirësi në lëvizjen e banorëve. Në këtë segment nuk është ndërhyrë asnjëherë, ndërsa janë vetë ata që mundohen ta mirëmbajnë, duke hedhur qakull dhe zhavor për të mbyllur gropat, por në ditet me reshje e kanë shumë të vështire kalimin në këtë rrugë. E mori emrin “Fshati i Ri”, në njësinë administrative Postribë, pasi u formua nga ndërtimet e reja të tri dekadave të fundit, por rruga mbeti pa u rregulluar edhe sot e kësaj dite.
Deri në 500 bashki nga i gjithë Ballkani Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas.…
Për të dytin vit radhazi mësuesit do të mbështeten me kredi me 0% interes për…
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot intelektualin, financierin, ish-ministrin e shtetit shqiptar,…
Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë në fokus të…
Përgatitja e Mishit të Pjekur të Qengjit në Kos 1 kg mish qengji 1 një…
Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar:…
This website uses cookies.