Categories: AktualitetLajme

Shiu krijon probleme në lagjet e Shkodrës/Përmbyten disa rrugë si pasojë e mosfunksionimit të kanalizimeve

Reshjet e shiut krijuan probleme në disa rrugë dhe lagje të qytetit të Shkodrës. Për t’i bërë ballë gropave me ujë disa herë banorët e kanë mirëmbajtur vetë rrugën.Keta të fundit e kanë të vështirë qarkullimin.Është jo më shumë se 250 metër e gjatë por që e ka vështirësuar lëvizjen për banorët e lagjes qoftë në kohë me shi kur gropat mbushen me ujë edhe në kohë vere kur pluhuri mbizotëron në lagje.Amortizimi i saj e bën të pamundur lëvizjen në këmbë gjatë dimrit për shkak të prezencës së gropave që mbulohen nga uji.Reshjet e shiut kanë bërë të pamundur qarkullimin edhe në rrugicat e lagjes “Mark Lula”. Nëse reshjet e shiut do të vijojnë të jenë intensive, atëherë përmbytjet rrezikojnë jo vetëm rrugët por edhe banesat.Një situatë kjo e përsëritur vit pas viti dhe që nuk po gjen zgjidhje pavarësisht apelit të herëpashershëm në media. Deri në ndërhyrjen që do të realizohet në këto zona ku ka probleme, banorët janë të detyruar të jetojnë me ujin dhe baltën që mbizotëron pafund.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Deri në 500 bashki në Ballkanin Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falasDeri në 500 bashki në Ballkanin Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas

Deri në 500 bashki në Ballkanin Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas

 Deri në 500 bashki nga i gjithë Ballkani Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas.…

14 minutes ago
Manastirliu: Kredi me interes zero për blerje banese për 90 mësues, afati për aplikim deri më 9 prillManastirliu: Kredi me interes zero për blerje banese për 90 mësues, afati për aplikim deri më 9 prill

Manastirliu: Kredi me interes zero për blerje banese për 90 mësues, afati për aplikim deri më 9 prill

Për të dytin vit radhazi mësuesit do të mbështeten me kredi me 0% interes për…

16 minutes ago
Shuk Gurakuqi, ish ministri i Financave i dënuar nga regjimi komunist në burgun e BurrelitShuk Gurakuqi, ish ministri i Financave i dënuar nga regjimi komunist në burgun e Burrelit

Shuk Gurakuqi, ish ministri i Financave i dënuar nga regjimi komunist në burgun e Burrelit

 Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot intelektualin, financierin, ish-ministrin e shtetit shqiptar,…

22 minutes ago

Presidenti Pellegrini: Pa rajonin, BE s’është e plotë. Begaj: Sllovakia, avokate e fortë e jona në procesin integrues

Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë në fokus të…

24 minutes ago

Mish qengji i pjekur në kos – Sekretet e recetës me shije fantastike

Përgatitja e Mishit të Pjekur të Qengjit në Kos 1 kg mish qengji 1 një…

1 hour ago

Andrea Berta, drejtori i ri sportiv i Arsenalit

Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar:…

1 hour ago