Shiu “zbulon” amortizimin e rrugëve/Banorët në Boriç të Madh: Kur bie shi, rrugët bëhen të pakalueshme
Kjo është një nga rrugët në fshatin Boriç i Madh në afërsi të zonës së Vrakës, nën administrimin e bashkisë Malësi e Madhe. Ndonëse numri i banorëve të cilët jetojnë në këtë fshat është i madh kjo për shkak edhe të distancës së afërt që ka me qytetin sërish pjesa më e madhe e rrugëve janë të amortizuara duke sjellë vështirësi në lëvizje.
Banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më parë për rikonstruksionin e rrugëve të fshatit, po ashtu edhe në rehabilitimin e sistemit të kullimit sepse kur bie shi rrugët bëhen të pakalueshme.
Megjithatë duket se edhe për këtë dimër, banorët e kësaj zone do të përballen me të njëjtat probleme dhe vështirësi, pasi prokurimi dhe tenderimi i këtyre rrugëve ende nuk dihet se kur do të nisë.