FLASH

Shkaktarët e formimit të rrathëve nën sy, si t’i parandaloni

Zgjimi me qeskat poshtë syve, mund t’ju ​​bëjë të dukeni më të vjetër sesa jeni dhe më të lodhur.Qeskat nën sy mund të krijohen për shkaqe të ndryshme. Alergjitë, problemet e ndryshme shëndetësore, por edhe kripa e tepërt në organizëm, mund të jenë shkaktarët.Disa mënyra të thjeshta si t’i parandaloni dhe t’i largoni qeskat nën sy.

Kripa nuk është mik i lëkurës së fytyrës tuaj. Konsumimi i sasive të mëdha të kripës mund të bëjë që trupi juaj të mbajë ujë. Kjo gjë që ju jep atë pamje dhe ndjesi të fryrë.Marrja e sasive të larta të kripës dhe sasive të ulta të ujit, prish ekuilibrin delikat të kripës në qelizat tuaja. Kështu trupi juaj mban natyrshëm më shumë ujë për të parandaluar dehidratimin.

Për shkak të kësaj ju mund të fitoni peshë nga uji dhe të dukeni më të shëndoshë ose të ënjtur

Nëse papritmas vëreni qeska nën sy, ekzaminoni me kujdes regjimin tuaj ushqmior dhe përcaktoni nëse keni konsumuar më shumë kripë se zakonisht.

Gjithashtu kur ekuilibri i kripës dhe kaliumit në trupin tuaj prishet, mund të krijojë qese nën sy.

Nëse jeni i shëndetshëm, kufizimi i konsumit të kripës, mund të zvogëlojë qeskat nën sy dhe t’ju rikthejë pamjen e mëparshme.

Rezistoni ndaj dëshirës për kripë dhe hani më pak ushqime që përmbajnë shumë kripë. Si për shembull turshitë, ullinjtë, supë të konservuar dhe ushqim të shpejtë.

Konsumoni më shumë ushqime të pasura me kalium, për të ndihmuar në rivendosjen e një ekuilibri normal.

Bananet, avokadot, selinoja, perimet me gjethe jeshile dhe frutat e thata janë burime të mira të kaliumit.

Dhe mos harroni të pini më shumë ujë. Kur jeni të dehidratuar, trupi juaj natyrshëm mban më tepër lëngje, të cilat mund të shkaktojnë fryrje në fryrë dhe trup.

Arsye të tjera që ndikojnë në fromimin e qeskave poshtë syve

Ka disa arsye të tjera, që nuk kanë asnjë lidhje me sasinë e kripës, kaliumit apo ujit që konsumoni.

Alergjitë ushqimore ndaj qumështit ose grurit mund të jenë shkaktarët e qeskave nën sy. Gjithashtu edhe gjenetika mund të jetë një tjetër shkak.

Por rastet më serioze, mund të ndodhin për shkak të problemeve me veshkat ose tiroideve.

Prandaj nëse këshillat e më sipërme nuk fuknsionojnë, flisni me mjekun tuaj për testimin e veshkave ose tiroideve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shqipëria dërgon filmin “Pikë uji” në çmimet Oscar

Në ambientet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, u mblodh Komisioni Përzgjedhës i filmit që do…

1 min ago

U nda nga jeta një ditë parë, mbahen sot homazhet për Gerti Bogdanin

Ndarja nga jeta e ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani ka bërë bashkë politikën dhe në nderim…

44 mins ago

Media franceze: Bregdeti shqiptar, perla e fshehur e Evropës

Media franceze “Stars Insider” i ka kushtuar një shkrim bukurive dhe natyrës së Shqipërisë, duke e konsideruar…

50 mins ago

Rama në Bruksel, Presidentja e KE mbledh sot liderët e Ballkanit Perëndimor

Këtë të enjte (19 shtator), Presidentja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen (Von der…

57 mins ago

Çifti i huaj që dashuron Shqipërinë: Duam të jetojmë këtu përgjithmonë, ka natyrë të mrekullueshme

Sara dhe Naim Payman janë një çift mjaft i njohur në vendin tonë, për shkak…

1 hour ago

Trupat britanike arrijnë në Kosovë, kontingjenti do të zhvillojë stërvitje për t’iu përgjigjur emergjencave

Më shumë se 300 trupa nga Mbretëria e Bashkuar janë dislokuar në Kosovë, ndërsa  misioni…

1 hour ago

This website uses cookies.