Shkaktoi aksident, në kërkim autori /Humb kontrollin e automjetit, procedohet një shtetas maqedonas
Një 46 vjeçar banues në fshatin Mjedë është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se duke drejtuar një automjet tip “Audi”, të cilin e kishte marrë me qira, ka përplasur automjetin tip “Benz” me drejtues një 26 vjeçar , banues në Laç, Vau i Dejës, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Ndërkohë policia rrugore ka referuar materialet procedurale në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për një 42 vjeçar , banues në fshatin Haraçin, Maqedoni, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Hani i Hotit-Shkodër”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion dhe mjeti ka dalë nga rruga duke dëmtuar bordurat anësore të rrugës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.