Categories: LajmeKronikë

Shkaktoi aksident, në kërkim autori /Humb kontrollin e automjetit, procedohet një shtetas maqedonas

Një 46 vjeçar banues në fshatin Mjedë është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se duke drejtuar një automjet tip “Audi”, të cilin e kishte marrë me qira, ka përplasur automjetin tip “Benz” me drejtues një 26 vjeçar , banues në Laç, Vau i Dejës, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 

Ndërkohë policia rrugore ka referuar materialet procedurale në Prokurori, ku ka nisur  procedimi në gjendje të lirë për një 42 vjeçar , banues në fshatin Haraçin, Maqedoni, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Hani i Hotit-Shkodër”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion dhe mjeti ka dalë nga rruga duke dëmtuar bordurat anësore të rrugës. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

1 day ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

1 day ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

1 day ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.