Categories: Lajme

Shkarkimi i Braverman/ Krisafi: Deklarata raciste. Nikolla: Shkak, gjuha dhe urrejtja

Shkarkimi i Suela Braverman nga posti i Sekretares së Brendshme në Britaninë e Madhe për shkak të deklaratave të saj kundër protestave pro-palestinës dhe konsiderimi i shqiptarëve si kriminelë, ka qenë temë diskutimi në emisionin “Jetë Shqiptare”.

Daniel Nikolla, nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë u shpreh se shkarkimi i Braverman mund të kishte ardhur edhe më herët, por u prit momenti pranë zgjedhjeve.

Nikolla u shpreh se artikulli i publikuar disa ditë më parë, ku sulmonte Policinë e Londrës dhe etiketonte protestat pro-palestinës si protesta urrejtjeje, ishte pika që derdhi gotën.

 Nikolla shtoi gjithashtu se Britania po shkon drejt  një krize për rekrutimin e personave të kualifikuar.

Mendoj se shkarkimi i saj mund të kishte ardhur dhe me herët por objektivat e qeverisë ishin të tilla që të mos kishin destabilitet në pozicionet kryesore dhe u prit ky moment kur është fare pranë zgjedhjeve. U vendosën persona kyç, me portofol të gjerë të vendimeve që kanë marrë të dikastereve që kanë drejtuar dhe gjykoj se do i japin më shumë shance partisë dhe shoqërisë për një stabilitet dhe t’i afrohet Partisë Laburiste dhe ta mbajë qeverinë dhe në zgjedhjet e ardhshme.

Ajo që e derdhi gotën ishte artikulli që u publikua nga vetë Braverman, e cila u kontrollua nga Kryeministri dhe punonjësit e PR.

Bravermanit iu kërkua që disa prej elementeve dhe gjuhës së përmendur të ndryshoheshin, por artikulli u publikua si ishte dhe sulmonte policinë e Londrës, dhe i etiketonte protesta si protesta të urrejtjes.

Ajo që rrodhi nga këto deklarata, pati përleshje në mes të Londrës mes forcave të ekstremit të djathë dhe protestuesve pro-palestinez duke vendosur policinë në vështirësi. Departamentet ishin në dyzim mbi vendimin që duhej të merrnin më tej. I rëndësishëm është dhe vendimi nesër për Ruandën nga Gjykata, nëse do aprovohen kampet nëse refugjatët do shkojnë në Ruandë apo jo”, u shpreh Braverman.

Ndërsa eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Ledion Krisafi deklaroi se shkarkimi i Braverman ishte i pritshëm, dhe shtoi se nuk u shkarkua për vendimet e saj, por për deklaratat raciste.

Ishte e pritshme prej kohësh. Kishte kohë dhe brenda partisë që kishte presione. Nuk u shkarkua në lidhje me vendimet e saj, por për deklaratat e tepërta, rasicte. E vendoste qeverinë në pozitë të vështirë. Ky ishte problemi kryesor.

E çuditshme të shohësh një ministre të brendshme që dhe prindërit i kishte emigrantë dhe kishte kundërshtim të madh ndaj emigrantëve. Politika e Britanisë ka qenë e tillë, dëshironte të ndalonte me çdo kush ardhjen e varkave.

Braverman ishte personi i gabuar, por duke bërë gjënë që qeveria dëshironte të bënte”, u shpreh ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

14 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

14 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

14 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

14 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

14 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

14 hours ago

This website uses cookies.