Shkarkimi i ministrit të mbrojtjes izraelit, protesta për dorëheqjen e kryeministrit Netanjahu

Shkarkimi i Ministrit të Mbrotjes së Izraelit, Yoav Gallant, nga Kryeministri Benjamin Netanjahu (Netanyahu) ka nxitur protesta në vend.

Protestuesit i kanë bërë thirrje kryeministrit që të dorëhiqet nga detyra që mban, ndërsa kërkonin gjithashtu që ministri i ri i mbrojtjes t’i japë përparësi marrëveshjes së pengjeve.

Netanjahu tha se një “krizë besimi” midis dy liderëve çoi në vendimin e tij, duke shtuar se besimi i tij te Gallant ishte “gërryer” muajt e fundit dhe se Ministri i Jashtëm Israel Katz do t’a zëvendësonte atë.

Gallant tha se largimi i tij ishte për shkak të mosmarrëveshjeve për tre çështje, duke përfshirë besimin e tij se është e mundur të kthehen pengjet e mbetura nga Gaza nëse Izraeli bën “lëshime të dhimbshme” të cilat “mund t’i durojë”.

Ish-ministri i mbrojtjes ka qenë gjithashtu i pakënaqur me planet për të vazhduar lejimin e qytetarëve ultra ortodoksë të Izraelit që të përjashtohen nga shërbimi në ushtri.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.