Shkarkimi i ujërave të ndotura – Miratohet akti normativ që mbron bregdetet, liqenet dhe lumenjtë
Bumi turistik e vitit te kaluar ka sjelle si emergjente zgjidhjen e menjëhershme të një problematike gati 30 vjeçare të derdhjes së ujërave të ndotura pranë bregdeteve, liqeneve dhe lumenjve në Shqipëri.
Akti normativ për marrjen e masave urgjente për përmirësimin e infrastrukturës mori votat e të gjithë Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, madje edhe të deputetit demokrat Nusret Avdulla, në mbledhjen e zhvilluar on line me praninë e zv. Ministres së Infrastrukturës dhe institucioneve te linjës.
Në fillim të janarit, qeveria miratoi një akt normativ sipas të cilës të gjithë subjektet që ushtrojnë veprimtari ekonomike pranë zonave bregdetare, liqeneve apo lumenjve, duhet të instalojnë impiante për trajtimin e ujërave të zeza brenda 3 muajve të ardhshëm.