Shkarkohet mjeku i Real Madrid, shkak bëhet Arda Gyler
Real Madrid ka vendosur të ndryshojë strategji për të përballuar problemin e dëmtimeve. Niko Mihic nuk do të jetë më në krye të shërbimit mjekësor të ekipit të parë, një lëvizje e cila, siç raportohet nga Marca, erdhi pas një tjetër problemi fizik për Arda Gyler, futbollistit turk i cili ende nuk ka debutuar me fanellën e Real Madrid.
Dëmtimi i dytë muskulor i lojtarit të ri në harkun kohor prej tre muajsh, gjë që ka ngritur alarmin brenda klubit. Niko Mihic mbërriti në Spanjë në vitin 2017 falë lidhjes së tij të rëndësishme me Florentino Perez dhe lojtarët kroatë të klubit.
Në fillim të aventurës së tij metodat e tij kishin ngritur më shumë se disa dyshime te lojtarët, por ardhja e Antonio Pintus disi i vendosi gjërat në rregull. Gjatë vitit të fundit, Benzema, Alaba dhe Sebajos janë ankuar vazhdimisht për të njëjtat probleme muskulore dhe kjo nuk mund të jetë një rastësi për Realin.
Ish-shefi i shërbimeve mjekësore të ekipit të parë do të largohet nga posti i tij pas gjashtë vitesh, klubi madrilen është në kërkim të një mjeku të ri që mund të garantojë vazhdimësinë e ekipit edhe nga pikëpamja fizike.