Shkarkohet presidenti i Federatës Braziliane

Braziliane

Braziliane

Federata Braziliane e Futbollit është tronditur pasi Gjykata e Drejtësisë e ka shpallur si të paligjshme zgjedhjen e presidentit Ednaldo Rodrigues dhe ka vendosur shkarkimin e tij. Rodrigues u bë president i përkohshëm i federatës në gusht 2021, kur paraardhësi i tij dha dorëheqjen pas disa akuzave për ngacime seksuale.

Mandati i Rodriguesit duhej të skadonte në prill 2023, por në mars 2002 u anashkalua me firmën e një marrëveshjeje midis Rodriguesit dhe Prokurorisë së Rio De Janeiros që lejonte zgjedhjen e presidentit në mënyrë definitive, si kandidat i vetëm. Pikërisht kjo marrëveshje është kundërshtuar nga zëvendëspresidentët e Federatës Braziliane dhe u shpall si e paligjshme nga Gjykata.

Zhvillimet në Brazil mund të ndryshojnë edhe të ardhmen e Karlo Ançelotit i cili te Rodrigues kishte përkrahësin kryesor për marrjen e rolit të trajnerit të kombëtares braziliane, një zgjedhje e kundërshtuar nga shumë të tjerë. Tani situata mund të ndryshojë, por fillimisht duhet pritur edhe apelimi, të cilin Rodrigues ka të drejtë ta bëjë brenda 30 ditëve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.