Shkatërrohet blloku i banimit në Gaza, Blinken takon Netanjahun. Protestuesit izraelitë kërkojnë armëpushim
Ushtria izraelite ka bërë të ditur se ka shkatërruar ndërtesat e banuara në në Khan Younis në Gaza sipas së cilës ka eliminuar 40 terroristë. Nga ana tjetër, mediat palestineze raportojnë se një bllok banimi të një kulle 16-katëshe është shkatërruar në qendër të qytetit.
Agjencia Safa thotë se avionët luftarakë izraelitë shënjestruan Kullën Al-Farra – kulla më e lartë e banimit në qendër të qytetit.
Imazhet në mediat sociale të martën duket se tregojnë tym të dendur dhe të zi që ngrihet në ajër.
Më herët jashtë jashtë hotelit të Tel Avivit ku Sekretari i Shtetit i SHBA-së ka qenë duke biseduar me presidentin e Izraelit, disa dhjetëra protestues mbanin pankarta që bënin thirrje për një armëpushim për të siguruar lirimin e 132 personave që ende mbahen në Gaza, transmeton BBC.
Ndërkaq, sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken është duke u takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.