policia shkoder motorra 1
Një grup të rinjsh që shpërndanin kokainë në qytetin e Shkodrës, është shkatërruar nga policia. Uniformat blu, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike, në qytetin e Shkodrës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar tip “Renault” në të cilin ishin 3 shtetas. Gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë 3 poseduesit e dozave të kokainës, të gjithë të rinjë të moshave nga 17 deri në 21 vjeç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas shitnin doza lënde narkotike kokainë, në qytetin e Shkodrës, bashkë me një shtetas tjetër 21 vjeç, banues në Shkodër, i cili është shpallur në kërkim, për kapjen e të cilit po vijon puna.
Arrestimet kanë ardhur në kuadër të operacionit policor mbarëkombëtar antidrogë “Tempulli”, i cili synon goditjen e rasteve të prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike, në ambiente të ndryshme.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.