Categories: BotaLajme

Shkelje në Bregun Perëndimor – Netanjahu do refuzojë sanksionet e SHBA ndaj njësisë ushtarake

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu (Netanyahu), ka deklaruar se do të refuzojë çdo përpjekjeje për të vendosur sanksione ndaj njësive ushtarake izraelite. Reagimi i Netanjahut vjen pas raportimeve se një batalion i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit po përballet me sanksione të SHBA-së për trajtimin e palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas raportimeve në mediat izraelite, zyrtarët e Departamentit të Shtetit të SHBA-së kanë konfirmuar se po përgatiten të vendosin sanksione ndaj batalionit Netzah Yehuda të IDF-së, i cili është akuzuar për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut kundër palestinezëve.

Sipas të njëjtave raportime, SHBA po shqyrton gjithashtu lëvizje të ngjashme kundër njësive të tjera policore dhe ushtarake.

Lëvizja e SHVA shënon herën e parë që qeveria amerikane vë në shënjestër një njësi të IDF, dhe vjen fill pas votimit nga Kongresi amerikan të ndihmës 26 miliardë dollarë për Izraelin.

 “Do ta luftoj me të gjitha forcat”, ka deklaruar kryeministri Netanjah.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, i bëri thirrje SHBA-së që të tërhiqte synimin e saj për të sanksionuar Netzah Yehuda, duke thënë se bota po vëzhgonte më nga afër lidhjet midis SHBA-së dhe Izraelit.

Çdo përpjekje për të kritikuar një njësi të tërë hedh një hije të rëndë mbi veprimet e IDF. Kjo nuk është rruga e duhur për partnerët dhe miqtë”, ka thënë ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

3 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

3 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

3 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

4 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

4 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

6 hours ago

This website uses cookies.