The post Horoskopi për ditën e sotme, 28 mars 2025 appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Keni kohë që prisni të merreni me veten. Çlirohuni! Shikoni pranë jush persona që ju rrinë afër dhe ju falin dashuri. Romanca është në favorin tuaj dhe çdo dyshim duhet të harrohet pasi e keni dëmtuar veten pa shkak. Harxhoni para aty ku duhet dhe përqëndrohuni te projektet emergjente. Venusi jua trazon shpesh intuitën me kolegët duke ngatërruar ndjenjat me postin. Pika e dobët mundesa e sigurisë dhe çelësi i suksesit; ekuilibri.
Pas gjithë asaj periudhe dinamike tani duhet të bëni një rigjenerim të pamjes dhe jetës suaj. Në lidhje me ndjenjat mos u kurseni nëse duhet t’i shprehni ato që keni në zemër dikujt. Financat po ju krijojnë një gjendje të vështirë ekonomike, por jo pa zgjidhje. Një lidhje e vjetër do ju kthehet në kohë për të kujtuar se jo gjithmonë na jepen mundësi të arta në jetë. Jepini secilit atë që meriton dhe vazhdoni me qetësi. Pika e dobët është mungesa e dëshirës për punë dhe çelësi I suksesit; talenti.
Fati ju ndihmon këtë periudhë të arrini gjithë ambiciet tuaja. Në fushën e artit do merrni kënaqësi të mëdha, por duhet të dini t’I përdorni në favorin tuaj. Udhëtimi është pak I lodhshëm për ju, por ka disa impenjime të domosdoshme që do ju shërbejnë në të ardhmen. Reflekset tuaja do ju mbrojnë nga ndonjë incident i vogël. Pika e dobët është humori pa kripë dhe çelësi i suksesit; ëmbëlsia.
Ndrojtja juaj do i tërheqë mendjen dikujt që mund t’ju ndihmojë të çlironi energjinë pozitive dhe të arrini të njihni më mirë veten. Shkoni përtej limiteve hipotetike që i keni vënë vetes. Bëhuni pjesë e grupeve artistike për të kapur frekuenca të larta emocionale dhe të mund të kapërceni në një stad tjetër të impenjimeve shpirtërore. Në dashuri jeni bërë pak melankolikë duke u bërë shpesh të pakuptueshëm edhe për partnerin. Pika e dobët është orientimi profesional dhe çelësi i suksesit; qetësia.
Eksplorimi i një fushe të re për ju është kthyer në një fokus vëmendjeje objektive. I gjithë ky përkushtim mund të rezultojë edhe një flluskë sapuni, por ju duhet të ruani durimin deri në fund. Nga ana sentimentale jeni duke jetuar një raport gati të papërcaktuar mes pëlqimit e dashurisë për një person që nuk ju jep shumë vëmendje. Interesi juaj personal është egoist, ndaj hiqni dorë nga ato që nuk ju takojnë. Pika e dobët janë interesat nën hije dhe çelësi i suksesit; financat.
Një fabul e thurur bukur nga ju tani ka ardhur koha t’I vini titullin e ta shijoni familjarisht. Gjithë harmonia mes njëri-tjetrit është oazi më I ëmbël kur jashtë derës tuaj zhurmon një jetë kaotike. Mbyllni gjithë hapësirat e mos lejoni që dikush të trazojë të paktën anën financiare. Impenjimet jashtë profesionit janë shpenzime që shpesh ju tundojnmë. Bëhuni realistë e ndiqni planet tuaja. Pika e dobët është ndonjë harresë e vogël dhe çelësi I suksesit; abuzimi me kohën.
Planet tuaja për një nismë të re në planin financiar janë në rrugë të mbarë. Ndiqni intuitën e mos afroni rreth vetes përsona pa vullnet. Skepticizmi duhet larguar përgjithmonë. Partneri ju ka dhënë mirëkuptim, ndaj shikoni qartë raportin pa lënë pasdore ndjenjat. Pjesa më e madhe tortës nuk I takon gjithmonë atij që e pret, ndaj ruani protagonizmin! Pika e dobët është teprimi me narcizizmin dhe çelësi I suksesit; sharmi juaj.
Akrepë zemërmirë, ndaluni pak e shikoni sa shpejt keni vrapuar. Mundi juaj meriton të shpërblehet ndaj rezervoni për veten arritjet më të mira. Financat ju kanë përkëdhelur, por investimet në kohë nuk duhet të mungojnë. Mbani përgjegjësi ndaj më të moshurave dhe silluni si të rritur me fëmijët! Shtëpia juaj është në një gjendje kalimtare derisa të vendosni çfarë do bëni me pasuritë. Pika e dobët është mungesa e planeve konkrete dhe çelësi I suksesit; aftësia për të jetuar bukur çdo çast.
Po kaloni një moment delikat, hiqni dorë nga çdo pyetje skeptike dhe ecni përpara! Planetet do ju ndriçojnë rrugën e ju do jeni të preferuarit e kozmosit. Shpërndani mirësi e mos u stepni nëse nuk jua kthejnë mbrapsht. Melodia e trishtuar e një këngë të vjetër po ju largohet duke u lënë vend ngjarjeve të reja e të bukura. Pika dobët është harresa e vetes dhe çelësi I suksesit; oreksi i mirë.
Zgjedhjet tuaja në jetë kanë anuar nga zemra më shumë se arsyeja. Shikoni me kujdes ato që mund t’ju kthehen në fitime. Venusi i bukur është tani pranë Diellit, kështu që ka shumë gjasa të gjeni disa artikuj të mahnitshëm për ta bërë shtëpinë tuaj vërtet të bukur. Pika e dobët është e kaluara dhe çelësi I suksesit; butësia.
Ju keni treguar se dini t’I zgjidhni fjalët bukur për të mos lënduar të tjerët. Këtë aftësi duhet t’ua transmetoni edhe të tjerëve. Jeni kthyer në një person ku rrëfehen të gjithë miqtë. Besimin e fituar mund ta shfrytëzoni për të bërë gjëra të vlefshme. Pika e dobët është mania për të fituar shumë dhe çelësi I suksesit; familja.
Në dashuri, nëse ke pasur probleme të shkaktuara nga faktorë të jashtëm, tani është momenti për të rigjetur intimitetin dhe për të forcuar lidhjen. Sot është dita ideale për të vepruar me vendosmëri dhe për të bërë hapa përpara drejt qëllimeve të tua. Qielli sot është më i favorshëm për ty. Hëna ndikon pozitivisht, duke të dhënë një ndjesi stabiliteti dhe qartësie. Venusi nuk është më në kundërshtim, gjë që sjell një periudhë më të mirë për veprim konkret dhe vendime të qarta, si në dashuri, ashtu edhe në punë. Pika e dobët është angazhimi i tepërt në punë dhe çelësi i suksesit; rrethi miqësor.
The post Horoskopi për ditën e sotme, 28 mars 2025 appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Parashikimi i motit, e premte, 28 mars 2025 appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me kthjellime kryesisht në orët e pasdites.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e lokalisht deri mesatar kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jug, e lugina era hera-herës do të arrijë shpejtësi 6-11 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
The post Parashikimi i motit, e premte, 28 mars 2025 appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Moti- Dita e sotme me reshje shiu, ulen temperaturat appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 10 m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 3 deri 16°C;
Në zonat e ulëta 6 deri 19°C;
Dhe në bregdet 7 deri 18°C.
The post Moti- Dita e sotme me reshje shiu, ulen temperaturat appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Moti- Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat mbeten të pandryshuara appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet ka fituar shpejtësi 16 m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 5 deri 14°C;
Në zonat e ulëta 7 deri 18°C;
Dhe në bregdet 6 deri 18°C.
The post Moti- Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat mbeten të pandryshuara appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Moti me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 18 m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 5 deri 14°C
në zonat e ulëta 8 deri 20°C
dhe në bregdet 7 deri 20°C
The post Moti me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Kushte të paqëndrueshme atmosferike! Si parashikohet moti këtë të martë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Moti parashikohet i vranët në pjesën më të madhe të territorit shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 12 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 24 m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 5 deri 17°C
në zonat e ulëta 5 deri 20°C
dhe në bregdet 8 deri 20°C
The post Kushte të paqëndrueshme atmosferike! Si parashikohet moti këtë të martë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Moti me vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në një pjesë të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 12 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 24 m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 9 deri 24°C
në zonat e ulëta 12 deri 29°C
dhe në bregdet 15 deri 29°C
The post Moti me vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Horoskopi për ditën e sotme, 22 mars 2025 appeared first on RTSH Shkodra.
]]>
Demi
Prisni një rritje të optimizmit dhe besimit. Financiarisht, investimet e bëra tani mund të sjellin kthime të frytshme. Në punë, cilësitë tuaja drejtuese shkëlqejnë, por tregohuni të kujdesshëm për të marrë përsipër shumë përgjegjësi. Në dashuri, kjo është një ditë për pasion dhe spontanitet, surprizoni partnerin tuaj me një gjest romantik.
Binjakët
Hëna do të sjellë fokusin te partneritetet dhe bashkëpunimet. Financiarisht, kjo është një kohë për planifikim strategjik dhe jo për shpenzime impulsive. Në punë, vendosmëria do të shpërblehet. Në dashuri, jini të ndërgjegjshëm për nevojat e partnerit tuaj; një gjest i menduar mirë mund të forcojë lidhjet.
Gaforrja
Hëna sugjeron të përqendroheni në shëndetin dhe rutinat e përditshme. Financiarisht, këshillohet të shmangni blerjet e mëdha; fokusohu te kursimi. Në punë, vëmendja ndaj detajeve është thelbësore, kontrolloni dy herë punët tuaja për të shmangur gabimet.
Luani
Prania e Hënës ndez kreativitet dhe gëzim. Financiarisht, konsideroni të investoni në projekte kreative që ju frymëzojnë. Në punë, idetë tuaja inovative shkëlqejnë, por sigurohuni që ato të përputhen me qëllimet e ekipit. Në dashuri, përqafoni spontanitetin.
Virgjëresha
Çështjet e karrierës kanë përparësi. Në planin financiar, fokusohuni në buxhetimin praktik për të siguruar stabilitet. Në punë, aftësitë tuaja analitike janë të kërkuara, por shmangni mendimet e tepërta për çështje të vogla. Në dashuri, komunikimi është çelësi – shprehni qartë ndjenjat tuaja për të shmangur keqkuptimet.
Peshorja
Hëna rrit aftësitë tuaja komunikuese dhe kuriozitetin. Në planin financiar, kërkoni këshilla përpara se të merrni vendime të rëndësishme. Në punë, bashkëpunimi është kyç; aftësitë tuaja diplomatike ndihmojnë për të lundruar pa problem në dinamikën e ekipit. Në dashuri, shprehni ndjenjat tuaja me fjalë.
Akrepi
Financiarisht, rishikoni llogaritë dhe investimet e përbashkëta për të siguruar përafrimin me qëllimet afatgjata. Në punë, mendimi juaj strategjik është një pasuri, por jini të kujdesshëm ndaj betejave për pushtet. Në dashuri, thellësia emocionale është thelbësore; bisedat kuptimplote forcojnë lidhjet. Për sa i përket shëndetit, përqendrohuni në aktivitetet rinovuese si trajtimet spa ose meditimi.
Shigjetari
Në planin financiar, fokusohuni në planifikimin afatgjatë dhe jo në vendime impulsive. Në dashuri, ndershmëria dhe dobësia ju afrojnë më shumë me partnerin. Për sa i përket shëndetit, përfshihuni në aktivitete që kanalizojnë energjinë tuaj pozitivisht, si ecja në këmbë ose çiklizmi. Planet e udhëtimit janë premtuese.
Bricjapi
Tregohuni të kujdesshëm me fjalët për të shmangur keqkuptimet. Në planin financiar fokusohuni në pastrimin e borxheve dhe organizimin e financave. Në punë, qasja juaj e disiplinuar vlerësohet. Në dashuri, durimi është çelësi, gjestet e vogla të vlerësimit do të ndikojnë pozitivisht.
Ujori
Është koha për durim dhe vetë-reflektim. Financiarisht, sipërmarrjet bashkëpunuese janë të favorizuara, por sigurohuni që të gjitha kushtet të jenë të qarta. Në punë, idetë tuaja novatore vlerësohen, por tregohuni të durueshëm me proceset burokratike. Në dashuri, miqësitë mund të evoluojnë në diçka më të thellë.
Peshqit
Financiarisht, është koha për investime strategjike që përputhen me qëllimet tuaja afatgjata. Në punë, cilësitë tuaja drejtuese theksohen, por sigurohuni që vendimet të merren mirë. Në dashuri, përqafoni energjitë romantike – surprizoni partnerin tuaj me një gjest të këndshëm. Për sa i përket shëndetit, përqendrohuni në mbajtjen e një stili jetese të ekuilibruar për të shmangur stresin.
The post Horoskopi për ditën e sotme, 22 mars 2025 appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Parashikimi i motit, e shtunë, 22 mars 2025 appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme me kthjellime.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 4-12 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 14-22 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 7/21 | Re diell |
Kukës | 1/19 | Re diell |
Lezhë | 6/21 | Re diell |
Dibër | 1/21 | Re diell |
Durrës | 4/20 | Re diell |
Tiranë | 8/23 | Re diell |
Elbasan | 5/23 | Re diell |
Berat | 2/24 | Re diell |
Vlorë | 9/21 | Re diell |
Korçë | 1/16 | Re diell |
Gjirokastër | 1/22 | Re diell |
Sarandë | 8/22 | Re diell |
The post Parashikimi i motit, e shtunë, 22 mars 2025 appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, Kumbaro: Pyjet janë pasuruar me fidanë të rinj appeared first on RTSH Shkodra.
]]>“Edhe këtë vit Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Pyjeve, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, bashkitë me shoqata, vullnetarë dhe akademinë ia kanë dalë me sukses të pasurojnë sipërfaqet e pyjeve me fidanë të rinj dhe të çojnë përpara planet e menaxhimit dhe punën shkencore për ruajtjen dhe rritjen e këtyre pasurive”, shkroi ministrja Kumbaro.
Në këtë ditë, Organizata e Kombeve të Bashkuara bën thirrje t’i bashkohemi kauzës që për vitin 2025 ka temën: “Pyjet dhe Ushqimi – E ardhmja e ushqimit fillon në pyje”.
Pyjet janë mjetet e jetesës së miliona familjeve. Ato ofrojnë ushqime thelbësore si frutat, farat, rrënjët dhe mishi i egër, burime themelore për komunitetet rurale dhe indigjene.
Por funksioni i tij shkon shumë përtej. Pyjet janë një burim jetik energjie, duke siguruar dru për gatim, duke luajtur një rol kyç në bujqësi duke pritur pjalmuesit dhe duke vepruar në pasurimin e tokës, rregullimin e klimës dhe ruajtjen e biodiversitetit. Përveç kësaj, pellgjet ujëmbledhëse të pyllëzuara furnizojnë me ujë të ëmbël më shumë se 85% të qyteteve kryesore të botës. Në situata krize, pyjet bëhen një mjet shpëtimi ekonomik dhe ushqimor, duke siguruar deri në 20% të të ardhurave të familjes në zonat rurale, duke garantuar një dietë të shëndetshme.
Por këto ekosisteme tashmë janë në rrezik. Planeti ynë humbet 10 milionë hektarë në vit për shkak të shpyllëzimit dhe afërsisht 70 milionë hektarë të prekur nga zjarret. Mbrojtja dhe rivendosja e pyjeve është urgjente dhe e nevojshme, sepse mirëqenia e planetit dhe brezave të ardhshëm varet prej tyre.
The post Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, Kumbaro: Pyjet janë pasuruar me fidanë të rinj appeared first on RTSH Shkodra.
]]>