Categories: LajmeKuriozitete

Shkencëtarët zgjidhin misterin e “pemës së lashtë të jetës”

Shkencëtarët kanë zgjidhur misterin e origjinës së pemëve të lashta baobab. Sipas studimeve të ADN-së, pemët ikonike u rritën për herë të parë në Madagaskar 21 milionë vjet më parë.

Farat e tyre u bartën më vonë në rrymat e oqeanit në Australi dhe gjithashtu në Afrikën kontinentale, duke evoluar në specie të veçanta.

Studiuesit po bëjnë thirrje për përpjekje më të mëdha për ruajtjen e pemëve, të cilat ata thonë se mund të jenë më afër zhdukjes sesa mendohej më parë.

Baobabët njihen si “pema e jetës” ose “pema me kokë poshtë” për format e tyre të çuditshme dhe jetëgjatësinë. Ata janë në telashe për shkak të ndryshimeve klimatike dhe shpyllëzimit të gjerë. Dr Ilia Leitch, nga Kopshti Botanik Mbretëror, punoi në studim, së bashku me bashkëshortin e saj, Prof Andrew Leitch, nga Universiteti Queen Mary në Londër.

“Ne kemi qenë në gjendje të përcaktojmë origjinën e baobabëve, të cilët janë një specie ikonike që mbështesin një shumëllojshmëri të gjerë të kafshëve dhe bimëve, si dhe njerëzve. Dhe të dhënat na kanë mundësuar të ofrojmë njohuri të reja të rëndësishme që do të informojnë ruajtjen e tyre për të mbrojtur të ardhmen e tyre”, tha ajo.

Ata studiuan tetë lloje të baobabëve, gjashtë prej të cilave gjenden në Madagaskar, një i përhapur në të gjithë Afrikën dhe një tjetër në Australinë veriperëndimore.

Ata po bëjnë thirrje për një status më të lartë ruajtjeje për dy specie të rrezikuara malagaziane, duke përfshirë baobabët më të mëdhenj dhe më të famshëm të Madagaskarit, baobabin gjigant. Baobabët janë një nga pemët më të shquara në tokë, të ndërthurura thellë me kulturat dhe traditat lokale.

Pemët mund të jetojnë për mijëra vjet, duke u rritur në një madhësi të madhe dhe duke ruajtur sasi të mëdha uji në trungjet e tyre për të mbijetuar gjatë stinëve të thata.

Frutat e tyre konsiderohen si një super ushqim dhe trungu i tyre mund të përdoret për të bërë fibra të cilat përdoren për litarë ose veshje.

Ata prodhojnë lule të bardha të mëdha që hapen në muzg, duke tërhequr lakuriqët e natës si pjalmues, të cilët udhëtojnë distanca të mëdha për t’u ushqyer me nektarin e tyre dhe janë vende të rëndësishme foleje për zogjtë./ BBC

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shqipëria turistike në Berlin, Kumbaro: Sfida, turizmi elitar dhe strukturat akomoduese

Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…

5 hours ago

Real-Atletico, Simeone: Ta shijojmë

Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…

5 hours ago

Reali, Ancelotti: Me Atleticon vendoset në ndeshjen e kthimit

Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…

5 hours ago

Arsenali, Arteta nuk i zë besë PSV-së: Eliminuan Juven

Liga e Kampioneve, faza e 16-shes,  në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…

5 hours ago

Futsal Euro 2026: Sfida e radhës me Kazakistanin, trajneri Resuli fton 13 futbollistë

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…

5 hours ago

Granit Xhaka përpara duelit me Bajernin: Mos na konsideroni favoritë, dimë se si munden bavarezët!

Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…

5 hours ago

This website uses cookies.