Shkëputja nga familja drejt konviktit / Mbarime Aga nga Hasi, prej tre vitesh studente në Shkodër
Ndonëse ka tre vite që jeton larg tyre, 21 vjeçarja nga Hasi, familjen e ka marrë me vete përmes pikturave.
Kjo është Mbarime Aga, nga Hasi! Prej tre vitesh ajo studion në degën pikturë-dizajn në Shkodër. Fillimet i kujton të vështira, veçanërisht ndarjen nga familja. Ndihmë,-thotë Mbarimja, ishin dy motrat e saj me të cilat ka jetuar herë në shtëpi me qera e herë në konvikt
Koniktin e zgjodhi jo vetëm për shkak të çmimeve të favorshme, por edhe kushteve që ofron.
Mbarimja tregon se pas përfundimit të shkollës nuk e sheh veten të kthehet në Has, por të gjejë një punë në Shkodër ose Tiranë, si qytete që ofrojnë më shumë mundësi
Në kohën e lirë studentja zgjedh të pikturojë, ku tematikat në pikturat e saj janë të ndryshme, nisin me gjyshen, veshjen hasjane apo tetorin rozë