Shkodër/ Asnjë fëmijë i pavaksinuar
Asnjë fëmijë i pavaksinuar nuk ndjek procesin arsimor në sistemin fillor. Deklarata vjen nga specialistët e Zyrës Arsimore Shkodër, të cilët thonë se certifikata e vaksinimit është e detyrueshme për klasën e parë.
Aplikimi në klasa të para bëhët on-line përmes platformës e-Albania. Megjithatë dosjet kërkohen edhe fizikisht në shkollë së bashku me certifikatën e vaksinimit.
Në Shkodër, 13% e fëmijëve nuk kanë aplikuar vaksinën e fruthit në moshën 1- vjeçare. Jo vetëm në pranimet e klasave të para, por ligji e parashikon që edhe fëmijët që regjistrohen për herë të parë në çerdhe duhet të paisen me certifikatën e vaksinimit.