Shkodër/ Dha deklaratë të rreme për vrasjen e ndodhur në lokalin e tij, në shkurt të vitit 2022, kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari i shpallur në kërkim.

policia shkoder hyrja 5
Në vijim të kërkimeve të mbështetura nga inteligjenca policore, për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasin G. T., 53 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.
Gjykata e Shkodrës, me vendimin e datës 11.07.2022, ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi ka dhënë dëshmi të rreme përpara prokurorit, për rrethanat e vrasjes së shtetasit P. T., 47 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 13.02.2022, në lokalin e 53-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Deklarata e rreme përpara prokurorit”.