Shkodër-Fushë Krujë, rruga e “vdekjes”, eksperti: Shkak kryesor shkelja e rregullave
Një person humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur rëndë, pas përplasjes së një autoveture me një kamion mesditen e së hënës në aksin rrugor Lezhë-Fushë Kruje.
Parakalimi i gabuar i autoveturës u bë shkak për aksidentin tragjik që rezulton të jetë i pesti përgjatë muajit janar në aksin rrugor Shkodër-Fushë krujë, ku bilanci në total është 1 i vdekur dhe 9 persona të plagosur.
“Shkelja e rregullave të qarkulllimit rrugor, siç janë parakalimet e gabuara dhe përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit është shkaku kryesor i këtyre aksidenteve me pasoja në jetë njerezish”, thotë eksperti i sigurisë rrugore Rrok Lelçaj.
Problem në këtë aks rrugor me degëzime të shumta është dhe mungesa e sinjalistikes rrugore, thotë eksperti Lelçaj.
Sipas të dhënave zyrtare vetem përgjatë muajit janar Policia Rrugore ka ndëshkuar me masa administrative 2 mijë drejtues mjetesh, kryesisht për lëvizje tej normave të lejuara dhe parakalime të gabuara në segmentin Shkodër-Fushë Krujë.