Shkodër-Gjakovë më afër/Projekti i hekurudhës, qytetarët shkodranë entuziastë
Për qytetarët shkodranë një investim i tillë duket si një ëndërr e largët. Lidhjet mes Shkodrës dhe Gjakovës janë të hershme, ndaj afrimi i dy qyteteve me kulturë e traditë të ngjashme do të ishte historike. Aktualisht hekurudha në Shkodër është jashtë funksionit. Prej më shumë se 6 muajsh nuk funksionon as treni i udhëtarëve e as ai i mallrave. Shkak është amortizimi i hekurudhës. 2 ditë më parë kryeministri Rama deklaroi se po diskutohet me qeverinë e Kosovës për projektin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën. Ka dakordësi në parim nga të dy strukturat përkatëse të dy qeverive për të eksploruar një ndryshim të vijës duke kaluar nga Shkodra. Hekurudha Vorë-Hani i Hotit për të vijuar nga Shkodra në Han të Hotit, me pas në Gjakovë dhe Prishtinë.Investim i cili pritet ti japë zhvillim rajonit të Shkodrës.