Shkodër-Hani i Hotit/ Autoambulanca përplaset me automjetin, humb jetën shoferi, plagoset vajza e tij

Autoambulanca përplaset me automjetin

Një aksident me pasojë vdekjen e një 57-vjeçari dhe plagosjen e vajzës së tij 18-vjeçare është regjistruar paraditen e sotme (13 mars) në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”.

Sipas informacioneve nga blutë e Shkodrës, bëhet me dije se një autoambulancë është përplasur me automjetin me të cilin po udhëtonte 57-vjeçari me dy pasagjerë.

Policia po kryen veprimet procedurale me drejtuesin e autoambulancës.

Rreth orës 08:35, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, autoambulanca me drejtues  shtetasin P. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K., 57 vjeç dhe 2 pasagjerë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A. K., i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër, dhe pasagjerja në automjet, vajza e tij, shtetasja D. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve. Me shtetasin P. S. po kryhen veprimet procedurale”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.