Një aksident me pasojë vdekjen e një 57-vjeçari dhe plagosjen e vajzës së tij 18-vjeçare është regjistruar paraditen e sotme (13 mars) në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”.
Sipas informacioneve nga blutë e Shkodrës, bëhet me dije se një autoambulancë është përplasur me automjetin me të cilin po udhëtonte 57-vjeçari me dy pasagjerë.
Policia po kryen veprimet procedurale me drejtuesin e autoambulancës.
“Rreth orës 08:35, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, autoambulanca me drejtues shtetasin P. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K., 57 vjeç dhe 2 pasagjerë.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A. K., i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër, dhe pasagjerja në automjet, vajza e tij, shtetasja D. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve. Me shtetasin P. S. po kryhen veprimet procedurale”, thuhet në njoftim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…
Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…
Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…
Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku, kërkoi…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…
This website uses cookies.