Shkodër-Humbi kontrollin mbi motomjetin dhe ra në kanal, humb jetën efektivi i FNSH

Një ngjarje e rëndë është regjistruar orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Një efektiv i FNSH teksa po drejtonte motomjetin, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një kanal me ujë.

Sipas informacioneve nga blutë e Shkodrës, bëhet me dije se 51-vjeçarin Nikollë Lekndreaj e ka marrë rrjedha e ujit e për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 51-vjeçarit.

“Rreth orës 02:50, në fshatin Bardhaj, shtetasi N. L., 51 vjeç, (punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, si pasojë e motit të keq, dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal me ujë. 

Shtetasin N. L. e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë, përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 51-vjeçarit”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.