Shkodër/ Kishin kultivuar bimë kanabis, arrestohen 3 shtetas, në kërkim 6 të tjerë (Emrat)

kanabis 770x407 1 750x375 1

kanabis 770x407 1 750x375 1

Në kuadër të operacionit “Alpe të pastra”, kapen dhe ndalohen 3 shtetas, Arben Shpati, 34 vjeç dhe Pavlin Shpati, 41 vjeç, banues në fshatin Bardhaj; Aurel Fejzo, 23 vjeç, banues në Gramsh. Vijon puna për kapjen e 6 të tjerëve, Gjovalin Shpati, 37 vjeç, Artan Shpati, 30 vjeç, Aleksander Shpati, 34 vjeç, Fatmir Shpati, 34 vjeç, Mhill Shpati, 31 vjeç dhe Aleksander Rrasa, 23 vjeç, banues në fshatrat Bardhaj dhe Grude e Re. Këta shtetas akuzohen për kultivim të bimëve narkotike kanabis, raportohet se kishin kultivuar 10 274 bimë narkotike kanabis, në fshatrat Kir dhe Pult,

Dyshohet se këta shtetas kanë lidhje familjare dhe shoqërore me njëri-tjetrin dhe nga veprimet hetimore dyshohet se kanë bashkëpunuar duke vepruar në formën e grupi kriminal ku secili kishte rolin e tij, nga sigurimi i farave narkotike deri në kultivimin, prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rasteve të tjera të kultivimit të bimëve narkotike nga këta shtetas, në zonën e Dukagjinit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Hetime proaktive të thelluara dhe veprime policore intensive, për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike, të asgjësuara në të gjithë territorin e qarkut, në kuadër të operacionit “Alpe të pastra”.

Kishin kultivuar 10 274 bimë narkotike kanabis, në fshatrat Kir dhe Pult, të cilat u asgjësuan nga Policia, në muajin gusht, në kuadër të fazës së 12-të të operacionit “Alpe të pastra”, kapen dhe ndalohen 3 shtetas, vijon puna për kapjen e 6 të tjerëve.

Këta 9 shtetas, të cilët vepronin si grup kriminal në fushën e narkotikëve, dyshohet të kenë kultivuar bimë narkotike edhe në zona të tjera të Malësisë së Shkodrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat hetimeve disamujore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë bënë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar të kultivimit të 10 274 bimëve narkotike, në fshatrat Kir dhe Pult, që janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia, në muajin gusht 2023, në kuadër të fazës së 12-të të operacionit “Alpe të pastra”.

Si rezultat, janë kapur dhe ndaluar 3 prej autorëve të dyshuar, shtetasit: A. Sh., 34 vjeç dhe P. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Bardhaj; A. F., 23 vjeç, banues në Gramsh.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: Gj. Sh., 37 vjeç, A. Sh., 30 vjeç, A. Sh., 34 vjeç, F. Sh., 34 vjeç, M. Sh., 31 vjeç dhe A. Rr., 23 vjeç, banues në fshatrat Bardhaj dhe Grude e Re.

Këta shtetas kanë lidhje familjare dhe shoqërore me njëri-tjetrin dhe nga veprimet hetimore dyshohet se kanë bashkëpunuar duke vepruar në formën e grupi kriminal ku secili kishte rolin e tij, nga sigurimi i farave narkotike deri në kultivimin, prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rasteve të tjera të kultivimit të bimëve narkotike nga këta shtetas, në zonën e Dukagjinit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.