Shkodër- Koplik prezencë mbeturinash / Në fshatin Boriç i Madh, situata del jashtë kontrollit

prezence mbeturinash
Në fshatin Boriç i Madh në bashkinë Malësi e Madhe, situata e mbeturinave vijon të mbetet një problem i pa zgjidhur. Pamja që shihni nuk është aspak normale, dhe rrezikon përhapjen e sëmundjeve epidemike. Një situatë e tillë tregon mosmenaxhimin e duhur nga institucionet përgjegjëse të mbetjeve, por edhe mungesën e ndërgjegjësimit të banorëve, të cilët i hedhin mbetjet vend pa vend.
Pothuajse në të gjithë gjatësinë e tij, ky kanal është i mbushur me mbeturina të cilat duke mos u pastruar janë grumbulluar aty duke u kthyer në një vend depozitimi mbeturinash dhe një rrezik për shëndetin e banorëve.Në fakt, një udhëtim në anën e rrugës ku përfshihen zonat e Vrakës, Boriç i Madh, Boriç i Vogël, Gruemirë etj, rreth 7 km larg qytetit të Shkodrës, duket se po kalon në një zonë ku mblidhen mbeturinat.