Shkodër-Mbeturinat ndotin përroin e Vrakës, banorët: Shqetësuese
Hedhja e mbeturinave jo në vendet e caktuara vijon të jetë një fenomen shqetësues në Shkodër.
Në fshatin Shtoj i Vjetër në Njësinë Administrative Rrethina, aty ku kalon përroi i Vrakës, zona është e mbuluar nga mbetjet.
Megjithëse në këtë fshat jetojnë një numër i lartë banorësh askush nuk është kujtuar të vërë dorë për të ndaluar këtë krim mjedisor.
Ndërkohë, qeveria ka vendosur ngritjen e një task force për kontrollin e ndotjes së përrenjve, lumenjve e liqeneve si dhe marrjen e masave për ndryshimin e menjëhershëm të kësaj gjendje, e cila është kthyer në një problem të madh për komunitetin.