Shkodër / Mungojnë parqet publike dhe kreative për fëmijët
Shkodra vijon të vuajë mungesën e hapësirave publike dhe kreative, veçanërisht dedikuar fëmijëve. Në disa raste lulishtet janë zaptuar nga lokale, në disa të tjera ato pak kënde lojrash janë dëmtuar e në pjesën më të madhe mungojnë totalisht.
Të moshuarit tregojnë se detyrohen që nipat e mbesat t’i dërgojnë në lokale, ku ka lojra me pagesë, në mënyrë që të shkëputen nga paisjet elektronike apo të argëtohen.
Edhe vetë të vegjlit apelojnë për më shumë kënde sportive dhe lojra publike.
Të kontaktuar, specialistët e pushtetit vendor bëjnë me dije se, përgjatë këtij viti janë hartuar disa projekte që synojnë zgjerimin e hapësirave publike dhe lojrave për fëmijë veçanërisht mes pallateve.