Shkodër/ Një person ka mbetur i plagosur në afërsi të tregut valutor Dollari.
Një person ka mbetur i plagosur sot në Shkodër rreth orës 09:00 në afërsi të tregut Valutor Dollari.
Raportohet se në drejtim të të plagosurit është qëlluar 4 herë me armë zjarri nga një person me biçikletë, i cili është larguar në drejtim të kryqëzimit të ish-Degës së Brendshme.
Deri më tani nuk dihen motivet e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje. Raportohet se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë.