Shkoder priten investime ne rrjetin e ujesjellesit Ne 2024 pritet
Shkodër, priten investime në rrjetin e ujësjellësit/
Në 2024 pritet që të nisë puna për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në tri zona
Përmes një njoftimi “Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime” Shkodër ka bërë të ditur se në pranverën e vitit 2024 pritet që të nisë puna për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në tri zona të rëndësishme të qytetit të Shkodrës: Lagja pas godinës së policisë vendore të Shkodrës, zona e ish-fermentimit si dhe në lagjen “Mark Lula” pas shinave të trenit.
Ky investim do të realizohet me mbështetjen e Bankës Gjermane për Zhvillim KFË.
Aktualisht projekti ka përfunduar fazën e studimit të fizibilitetit dhe ndodhet tashmë në fazën e tenderimit.
Menjëherë pas këtyre procedurave ligjore, në pranverën e vitit 2024 pritet që të nisë puna për ndërtimin e rrjetit të ri të furnizimit me ujë të pijshëm.
Ky projekt do të mundësojë furnizim me ujë të pijshëm për 24 orë për zonat e sipërpërmendura ndërsa do të jetë sipas standardeve të Bashkimit Europian duke qenë se realizohet me mbështetjen e KFË-së gjermane.
UKSH SHKODËR thekson se është e angazhuar maksimalisht për të siguruar furnizim me ujë të pijshëm edhe tek banesa më e largët e këtij qarku por nevojiten investime dhe projekte që kërkojnë mbështetje të konsiderueshme financiare si në rastin e KFË-së gjermane.
Mungesa e ujit të pijshëm në disa zona të Shkodrës është kthyer prej kohësh në shqetësim për banorët të cilët shpesh herë kanë reaguar për mos zgjidhjen e kësaj problematike.
Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat…
Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…
Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, u shpreh se PSD është shtëpia…
Unë vij sot jo vetëm si pjesë e një sigle politike, por mbi të gjitha…
Vetëm pak kilometra larg qytetit të Shkodrës, por banorët e njësisë administrative Rrethina përballen me…
Shiroka është një nga simbolikat e transforimimit të Shkodrës. Ky ka qënë mesazhi që kanë…
This website uses cookies.