Shkodër/ Procedohen tre shtetas për vepra të ndryshme
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 24 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 29 vjeç, banues në fshatin Balldre, pasi në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, me automjetin që drejtonte, ka përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Z. M., 62 vjeç. Nga përplasja është dëmtuar lehtë 62-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Gj., banues në fshatin Vuksanaj, pasi ka ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, 4 objekte me lëndë drusore, mbi platforma betoni, në fshatin Theth.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.