Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 24 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 29 vjeç, banues në fshatin Balldre, pasi në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, me automjetin që drejtonte, ka përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Z. M., 62 vjeç. Nga përplasja është dëmtuar lehtë 62-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Gj., banues në fshatin Vuksanaj, pasi ka ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, 4 objekte me lëndë drusore, mbi platforma betoni, në fshatin Theth.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Selia e Shenjtë bëri me dije se Papa Françesku ishte me humor të mirë këtë…
Kryendeshja e javës së 12-të në futbollin e femrave Vllaznia-Gramshi përfundoi me fitoren e miqve…
Vigjilja e ndeshjes mes Bajer Leverkusen dhe Bajern Mynih është ndezur prej deklaratave të Alonsos…
Edhe pse do të luajnë në një stadium të mitik siç është “Anfield Road”, PSG…
Për të rritur përqëndrimim dhe frymën e grupit në ekip në prag të derbit me…
Interi pret sot në mbrëmje ekipin e Fejnordit për të luajtur aktin e dytë të…
This website uses cookies.