Shkodër, qëlloi me armë pas sherrit për borxhin, policia zbardh ngjarjen

Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Melgushë, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të një të riu. Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Bëhet fjalë për shtetasin Edmir Demiraj, i cili akuzohet se ka qëlluar në drejtim të Jetmir Moriqit.

“Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Melgushë, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të shtetasit J. M. Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas marrjes së njoftimit, se mëngjesin e datës 24.07.2024, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasit J. M., 32 vjeç, banues në Melgushë dhe disa shtetasve të tjerë, dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë identifikuar, kapur dhe ndaluar autorin e dyshuar, shtetasin: E. D., 36 vjeç, banues në fshatin Dobraç.

Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit J. M., gjatë konfliktit ndërmjet tyre, për një borxh të pashlyer. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Hamilton-Leclerc, “çifti” më i bukur i F1

Hamilton-Lëklerk është dyshja e pilotëve që do të marrë vëmendjen më të madhe gjatë botërorit…

2 hours ago

Dybala përmbys Porton, Roma në 16-she

Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Europa League, Roma erdhi nga prapa për të…

2 hours ago

Europa League, Fenerbahce siguron kualifikimin

Fenerbahce shkon në raundin e 1/8-tave të Europa League. Në ndeshjen e dytë të zhvilluar,…

2 hours ago

Zyrtari amerikan kritika Zelenskyt: Ndalo së kritikuari Trumpin, nënshkruaj marrëveshje minerale

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë i kanë thënë Ukrainës që të ndalojë keqardhjen ndaj Donald…

2 hours ago

Incidenti ajror në Toronto/ Kompania kompeson secilin udhëtar me 30 mijë dollarë

Delta Air Lines ka njoftuar se do të ofrojë një kompensim prej 30 mijë dollarësh…

2 hours ago

Kryesia e PD miraton listën e kandidatëve që do hyjnë ne primare më 1 mars

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listat e kandidatëve që do të garojnë me njëri-tjetrin…

2 hours ago

This website uses cookies.